Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti dhe se çmimet e naftës do të bien ndjeshëm më pas.
Korrespondentja e PBS në Shtëpinë e Bardhë, Liz Landers, e bëri këtë deklaratë pas një interviste të shkurtër telefonike me udhëheqësin amerikan.
Sipas gazetares, Trump shprehu besim se çmimet e naftës do të “binin si shkëmb” pasi të mbaronte lufta.
“Nuk mendoj se do të duhet shumë kohë”, tha Presidenti kur u pyet për afatin kohor të mundshëm për përfundimin e konfliktit.
