Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet dhe komunikon akuzat Leonidha Çobos, Ritvan Zotos, Elvira Plakut dhe 3 ish-punonjës të Ministrisë së Financave.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj tyre rëndojnë akuzat shpërdorim detyre, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash.
Nga hetimet e kryera nga prokuroret Anita Jella dhe Enkelejda Millonai rezulton se ata merrnin me qira toka nga shteti dhe ia jepnin me qira të lartë kompanisë Bankers.
Çështja ishte pushuar nga prokuroria Fier dhe rihapur nga SPAK, ndërkohë hetimet për aferën e Bankers vijojnë.
