“Për Champions-in duhen edhe pesë fitore” – kështu është shprehur Massimiliano Allegri. Me nëntë javë nga fundi, gara në Serie A hyn në fazën vendimtare. Në krye, Inter është shumë pranë titullit të 21-të. Matematikisht duhen 20 pikë, por sipas projeksioneve, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu mund ta sigurojë titullin edhe me më pak. Ndërkohë, beteja për vendin e dytë mbetet e hapur mes Milan dhe Napoli, me përballjen direkte që pritet të jetë vendimtare. Të dyja skuadrat synojnë kuotën e 80 pikëve në fund të sezonit.
Vëmendja kryesore është te gara për vendin e katërt. Como dhe Juventus janë në një duel të fortë, me ritëm të lartë në javët e fundit. Sipas llogaritjeve, kufiri për Champions mund të jetë rreth 70-71 pikë.
Kalendari mund të bëjë diferencën: Juventusi ka një rrugë më të lehtë në letër, ndërsa Como do të përballet me kundërshtarë të fortë si Interi dhe Napoli, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë.
Pas tyre, Roma mbetet në garë, por gjithçka do të varet edhe nga rrugëtimi në UEFA Europa League, që mund të ofrojë një tjetër rrugë për në Champions. Dy muajt e fundit pritet të jenë vendimtarë: titulli dhe vendet europiane janë ende të hapura.
