Belinda Balluku mori pjesë dje në një darkë Iftari në Dibër, nga ku postoi edhe foto në Facebook. Në një nga fotot, Balluku shfaqet në krah të Blendi Klosit duke u lutur me duart e hapura përpara, si myslimane e devotshme, para se të fillojë Iftarin.
Shfaqja e Ballukut në Natën e Kadrit, duke kërkuar falje për mëkatet para syve të njerëzve, për shumë prej tyre mund të duket hipokrite. Ndërkohë që ajo akuzohet për abuzime me miliona euro, ky akt publik fetar duket si një përpjekje për të krijuar imazhin e një njeriu shpirtërisht të pastër, ndërsa përgjegjësia ligjore dhe morale mbetet tek ajo.
Falja në publik nuk mund të fshijë dyshimet për korrupsion, dhe askush nuk mund të përdorë fenë si mburojë për veprimet e dyshuara.
Shoqëria kërkon drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie, jo performanca për show në publik.
