Pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt, trajneri i Real Madrid, Arbeloa kërkon të njëjtin shpirt skuadre edhe në sfidën e dytë të Champions.
“Dua të shoh të njëjtin Real të ndeshjes së parë. Nuk kemi asnjë qëllim tjetër veçse të shkojmë dhe të fitojmë, ajo çfarë kjo stemë kërkon prej nesh. Me të njëjtën përulësi, qëndrim dhe sakrificë që patëm në shtëpi, akoma më shumë sepse e dimë që në këtë stadium nuk është e lehtë të fitosh dhe tifozët do t’i mbështesin shumë. Përulësia dhe ambicia duhet të jenë prezentë.
Mbappe është vërtet inteligjent. Ka shumë cilësi, por do veçoja inteligjencën. Ka kapacitetin të lëvizë shumë mirë në hapësirat e lëna nga kundërshtari dhe jam “i etur” ta shoh sërish në fushë dhe të shijoj lojën e tij. Bellingahm më kërkoi ta vinte për të mbështetur shokët e skuadrës. Momentalisht po vazhdon stërvitjen dhe s’mund të ketë minuta”- tha ai.
