Pasditen e sotme një vatër zjarri shpërtheu në njësinë administrative Proptisht, në Somotinë. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, inspektorë të pyjores, administrata e njësisë dhe banorët lokalë për të izoluar zjarrin.
Aktualisht vatra është rikativizuar për shkak të erës, ndërsa grupet e punës vijojnë përpjekjet për ta fikur dhe për të parandaluar përhapjen e saj.
Në lidhje me incidentin, janë bërë referimet përkatëse në Policinë e Shtetit për të identifikuar shkaktarët.
