Arsenal vazhdon rrugëtimin e suksesshëm në Europë, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas fitores 2-0 ndaj Bayer Leverkusen. “ Ndeshja nisi me vështirësi për londinezët, pasi gjermanët u mbrojtën mirë dhe portieri Janis Blaswich bëri disa pritje vendimtare ndaj Leandro Trossard dhe shokëve të tij.Zhbllokimi erdhi në minutën e 37-të, kur Eberechi Eze shënoi me një goditje të bukur nga distanca, duke i dhënë epërsinë Arsenalit.

Në pjesën e dytë, skuadra angleze kontrolloi lojën dhe vulosi fitoren në minutën e 64-të me Declan Rice, sërish me një goditje nga larg. Kai Havertz shënoi edhe një gol tjetër, por ai u anulua. Në fund, David Raya u bë protagonist me një pritje vendimtare, duke ruajtur portën e paprekur. Arsenali fiton 2-0 dhe konfirmohet si një nga skuadrat favorite për të shkuar deri në fund në këtë kompeticion. Topçinjtë” do të përballen me Sporting CP në fazën e radhës.

Pas ndeshjes i lumtur u shfaq tekniku i “Topçinjve” Mikel Arteta që nuk la pa komplimentuar Eberechi Eze për performancën e tij ndaj “Aspirinave” : “E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe ishim të rrezikshëm nga çdo kënd. Portieri i tyre i mbajti në lojë dhe na u desh një moment magjik nga Ebs për të kaluar në avantazh,” tha Mikel Arteta. “Ebs po luan çdo tre ditë, ka ritëm dhe ka krijuar një mirëkuptim me lojtarët, prandaj është këtu. Ai po ndërton një bashkëpunim me të gjithë dhe kur fillon të bësh diferencën në momente kyçe të ndeshjeve, kjo të rrit besimin në vetvete.”, theksoi ndër të tjera tekniku spanjoll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: