Gazetari dhe moderatori i emisionit “Oponencë” në News24, Shpend Gashi u shpreh se pushteti gjobit mediat kritike me të, pa patur arsye.

Në tryezën e Ervin Salianjit me intelektualët, Gashi tha se nga Shqipëria po largohen edhe ata që kanë biznese apo një karrierë të suksseshme.

“Këtu po flitet për standard jetese, jo më për standardin e parasë. Për të kapur standardin e parasë mjafton të bësh një deal me Edi Ramën ose një politikan tjetër dhe i more ato paratë e tua por do të jesh skllav i përjetshëm i vetëdijshëm. Është e vërtetë që media është e kapur, por unë punoj në një media që nuk ka shanse që njëherë në 2-3 ditë të mos i vijë një gjobë 1.5-2 mln euro gjoba nga hiçi”, u shpreh Gashi.

Shpend Gashi: Nuk është as media problemi kryesor, as gjyqësori, është arsimi. Në Japoni ka një shprehje; Pedagogu gëzon respektin e Hirohitos dhe ka rrogën e kryeministrit. Sepse edhe vetë Hirohito, Perandori, është stërvitur nga një pedagog. Mua sot më vjen zor që jam pedagog, unë kam dështuar në misionin fisnik për të shpëtuar studentët e mi. Kam heshtur atëherë kur duhet të ulërija dhe kam ulërirë me pak vonesë. Kostot e kësaj ulërimës së vonuar po i vuajmë tani kur jemi bërë të gjithë me nga një çantë për të ikur, edhe ata që kanë biznese, familje, një karrierë të ngritur. Këtu po flitet për standard jetese, jo më për standardin e parasë. Për të kapur standardin e parasë mjafton të bësh një deal me Edi Ramën ose një politikan tjetër dhe i more ato paratë e tua por do të jesh skllav i përjetshëm i vetëdijshëm.

Është e vërtetë që media është e kapur, por unë punoj në një media që nuk ka shanse që njëherë në 2-3 ditë të mos i vijë një gjobë 1.5-2 mln euro gjobë nga hiçi. Ky është realiteti. Për të marrë njerëzit të cilët janë pranë qeverisë që të mbrojnë tezat e tyre për të bërë një dialog apo debat konstruktiv, nuk kanë shanse që të hapin telefonin. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb