Analisti Agim Baçi ishte sot pjesë e tryezës së organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë, ku u diskutua mbi zhvillimet politike dhe sfidat e demokracisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Baçi theksoi se në Shqipëri është zbehur ndjeshëm besimi i qytetarëve te ndryshimi, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë të krizës së demokracisë.

“Si ka mundësi që sot nxirren më shumë fakte, por nuk besohet në ndryshim, dhe kur njerëzit humbin besimin në ndryshim, ajo demokraci është në krizë”, u shpreh ai.

Baçi u ndal edhe te funksionimi i partive politike, duke theksuar se ato duhet të reformohen nga brenda dhe të mos varen nga individë të vetëm.

“Partitë ndryshojnë nga brenda dhe gjithmonë kam menduar që PD është më e madhe se kryetari”, tha ai.

Në vijim, ai theksoi se nuk mund të pritet që vetëm SPAK të zgjidhë problemet e demokracisë në vend, duke vënë në dukje rolin e gjithë shoqërisë në këtë proces.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb