Braga është kualifikuar për në çerekfinale të Europa League. Ekipi portugez fitoi 4-0 ndaj Ferencvaros, duke përmbysur humbjen 2-0 në ndeshjen e parë.

Ekipi i Carlos Vicens shënoi 3 herë në pjesën e parë me anë të Horta, Grillitsch dhe Martinez. Në pjesën e dytë, Horta kompletoi dopietën. Pavarësisht përpjekjeve, hungarezët nuk  u futën dot asnjëherë në lojë.

Braga, në fazën tjetër do të përballet me fituesin e Panathinaikos-Betis. Europa League luan të enjten ndeshjet e tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb