Barcelona tregon forcën në Champions dhe eleminon Newcastle me një fitore spektakolare 7-2. Pas barazimit 1-1 në aktin e parë, në sfidën e kthimit, katalanasit u treguan të pamëshirshëm në Camp Nou, duke “masakruar” anglezët. Në pjesën e parë, Raphinha shënoi i pari, ndërsa u përgjigj Elanga. Bernal “tundi rrjetën”, sakaq sërish Elanga vendosi ekuilibrat.
Në fundin e fraksionit, një gol i Yamal ndezi festën vendase. Pjesa e dytë u kthye në një “festival” golash, pasi ekipi i Flick realizoi me Fermin, Lewandowski (x2) dhe Raphinha. Barcelona siguron biletën për në fazën tjetër, me shpresën se do të mund të fitojë trofeun.
