Gjykata Kushtetuese prezantoi sot Raportin Vjetor 2025, në një aktivitet të posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, akademikëve, ekspertëve të së drejtës kushtetuese dhe medias.

Sipas të dhënave të raportit, gjatë vitit 2025 Gjykata ka dhënë gjithsej 429 vendime, ku vetëm 85 prej tyre, ose rreth 20%, janë vendime përfundimtare.

Pjesa më e madhe, 344 vendime, që përbëjnë 80% të totalit, janë vendime moskalimi për shqyrtim gjyqësor.

Raporti evidenton gjithashtu një rol dominues të ankimit kushtetues individual. Konkretisht, 97% e kërkesave të trajtuara gjatë këtij viti janë paraqitur nga individë, ndërsa vetëm 3% janë depozituar nga subjekte të tjera, si organizata, deputetë, gjykata, Presidenti i Republikës apo partitë politike.

Gjykata Kushtetuese bën me dije se mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet përfundimtare ka qenë tetë muaj. Teksa, mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet e moskalimit ka qenë 3 muaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb