Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë protestën e tyre për të gjashtën ditë me radhë, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre.
Ashtu si edhe herë të tjera, protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të lejojnë ndërtimin në tokat e tyre. Për pasojë disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat.
