Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Berlin, ku janë takuar me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag dhe reporteri për Shqipërinë.
Gjatë takimit deputetët e PD kanë theksuar se Shqipëria e ka jetike të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Për këtë është e nevojshme një qeverisje e përgjegjshme që integrimin e ka projekt kombëtar, dhe jo retorike për propagandën e ditës.” – janë shprehur ato.
Postimi i Bardhit
Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag dhe reporteri për Shqipërinë. Peter Beyer është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve, sepse kjo ndihmon qytetarët shqiptarë.
Shqipëria e ka jetike të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë është e nevojshme një qeverisje e përgjegjshme që integrimin e ka projekt kombëtar, dhe jo retorike për propagandën e ditës.
Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.
