Një moment që spikati gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan dhe kryeministres japoneze Sanae Takaichi ishte kur Donald Trump bëri një shaka për Pearl Harbour – një sulm i kryer nga Perandoria Japoneze ndaj Flotës Amerikane të Paqësorit në Haëaii gjatë Luftës së Dytë Botërore që vrau më shumë se 2,400 amerikanë.

Trump e bëri këtë vërejtje pasi u pyet pse SHBA-të nuk i njoftuan aleatët në Evropë dhe Azi përpara se të nisnin sulmet ndaj Iranit.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve: “Ne donim një surprizë”.

“Kush i di më mirë surprizat sesa Japonia”, tha ai teksa ishte krah lideres japoneze.

“Pse nuk më tregove për Pearl Harbor?” shtoi Trump, duke u kthyer nga Takaichi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb