Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në urimin e tij, Meta citoi Kur’anin: “Thuaj: ‘Vetëm me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.’”

Ai shtoi: “Sonte i bashkohem festës së çdo besimtari mysliman shqiptar për mirëseardhjen e Fitër Bajramit dhe urimeve të përzemërta për agjërim të pranuar, për më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja! Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari! Gëzuar Fitër Bajramin!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb