Presidenti Bajram Begaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Begaj uron paqe e mbarësi, ndërsa shprehet se kjo festë të sjellë solidaritet për të gjithë
Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj;
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja.
Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!
Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!
