I ashpër ka qenë qëndrimi i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji ndaj Flamur Nokës. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, thekoi se Noka ka qenë ‘fytyra e dështimit të PD’.
Ai nënvizoi se PD duhet të shkojë drejt parimeve të rëndësishme dhe të jetë një parti e lirë.
“Influenca e shtetit në zgjedhje është në një nivel të caktuar dhe influenca e grupeve kriminale është në një nivel të caktuar. Por nëse ne rrimë vetëm në këtë dimension ne nuk fitojmë kurrë. Ne nuk mund të jemi si Rama. Por nuk mund të mundim Ramën, me një Ramë tjetër brenda partisë. Nokën edhe rojë nuk e mbaj unë po të jetë për mua. AI është një njeri që ka probleme me ligjin, me grupe kriminale, ka akuza për korrupsion. Dhe ai është fytyra e dështimit të PD dhe aksidenti më i madh që ka PD”, u shpreh Salianji.
Pjesë nga biseda në studio:
Përse Berisha e mban afër?
Salianji: Sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe. Unë nuk i jam bashkuar Nokës, por kam bërë betejë. Unë kam thënë dhe jam kundër gjithçkaje përfaqëson Berisha, po i jam bashkuar shumicës së demokratëve. Por a mund të thotë dot njeri se cili grupi kriminal bëri që të humbë PD? Çfarë ka përdorur PS në Korçë që ka këtë rezultat që ka sot? A mund t’i themi demokratëve të vërtetat që lista ishte katastrofë… Si ka mundësi që PD humb në çdo qendër urbane ku ndikimi i grupeve kriminale është zero? Tani si ka mundësi që Kruja fitojë? A na tregon që dy njerëz që janë të rinj morën vota…Pra u votuan njerëz që vlejnë…
