Brigada e 3-të Operacionale “Spartane” e Gardës Kombëtare të Ukrainës, në bashkëpunim me njësitë përreth, ka zmbrapsur një ofensivë ruse në frontin e Pokrovskut, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave sulmuese.

Sipas raportimeve të brigadës, komanda ruse kishte angazhuar forca të konsiderueshme në këtë drejtim, duke synuar të përfitonte nga kushtet e motit me shi për të avancuar. Trupat ruse tentuan përparimin duke përdorur automjete, motoçikleta dhe këmbësori.

Megjithatë, ofensiva u ndalua nga forcat ukrainase. Gjatë 48 orëve luftime, raportohet se janë eliminuar 120 ushtarë rusë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Po ashtu, forcat ruse pësuan humbje edhe në pajisje ushtarake, duke humbur katër motoçikleta dhe tre automjete.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: