Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se operacionet amerikane ndaj Iranit po zhvillohen me sukses të madh.

Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara po ia dalin mbanë jashtëzakonisht mirë në Iran, duke pretenduar se Irani nuk ka më marinë dhe se 58 anije janë shkatërruar brenda vetëm dy ditësh.

Ai theksoi gjithashtu epërsinë ushtarake të SHBA-së, duke deklaruar se vendi zotëron marinën më të madhe në botë.

“Po shkojmë shumë mirë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të nuk do ta lejojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore. “Nëse do t’i kishin, do t’i përdornin”, u shpreh presidenti.

Në vijim të deklaratave të tij, Trump renditi disa nga kapacitetet ushtarake dhe strukturat e Iranit, përfshirë marinën, forcën ajrore, sistemet kundërajrore dhe radarët, duke pretenduar se “të gjithë janë zhdukur”.

“Tani askush nuk dëshiron të jetë më udhëheqës atje. Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë të flasim”, tha ai.

Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu Iranin se synonte të dominonte Lindjen e Mesme dhe përsëriti qëndrimin e tij se një Iran me armë bërthamore do të përbënte një kërcënim serioz global.

“SHBA-të duhej ta ndalonin këtë dhe kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”, përfundoi Trump.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb