Nga: ZONJA VJOLLCA*
320 makarona (penne)
½ qepë
1 thelpi hudhër
1-2 karrota
1 kungull
1 patëllxhan
1 spec
50 gr domate të thata
50 ml salcë domate
Borzilok
Kripë
Piper
4 lgj vaj ulliri
50 gr djathë parmixhano

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë. Sapo uji të vlojë shtojmë makaronat dhe i lemë të ziejnë për 12 minuta.
Ndërkohë vendosim tiganin në zjarr me vaj ulliri dhe kaurdisim një thelpi hudhër të shtypur bashkë me qepën të grirë në feta. Sapo qepa të ndryshojë ngjyrë shtojmë karrotat të prera në shkopinj. I kaurdisim karrotat për 3-4 minuta duke shtuar më pas specat të prera dhe këto në shkopinj, domatet e thata dhe salcën e domates. I lemë perimet të gatuhen për 4-5 minuta dhe në fund shtojmë kungujt dhe patëllxhanët. I rregullojmë me kripë dhe piper, shtojmë pak lëng nga zierja e makaronave dhe i lemë perimet në tigan të gatuhen së bashku dhe për 5 minuta të tjera.
Në fund shtojmë gjethet e borzilokut dhe i trazojmë perimet me makaronat të cilat i servirim pudrosur me djathë parmixhano.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb