Pamje të frikshme janë shpërndarë në rrjet, ku një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë të pjesëve automobilistike në Korenë e Jugut, duke mbuluar qiellin me tym të dendur.
Sipas raportimeve paraprake, rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e incidentit, ndërsa të paktën 35 prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze.
⚡️ A major fire broke out at an auto parts factory in South Korea
Preliminary reports indicate that 50 people were injured, with 35 suffering more serious injuries. pic.twitter.com/EMkBdvjNC8
— NEXTA (@nexta_tv) March 20, 2026
Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të objektit industrial, duke shkaktuar panik mes punëtorëve dhe banorëve të zonës përreth. Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar të lënduarit drejt spitaleve.
Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyet që çuan në shpërthimin e flakëve.
