Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar bojkotin e seancës së martës në Kuvendin e Shqipërisë.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Korreshi u shpreh se në njoftimin për seancën, nuk ishte përfshirë fare fakti që do të votohej në lidhje me rezolutën për Iranin.

“Seancën e së martës e bojkotuam sepse ishte vetëm njoftim, nuk ishte në rend dite as rezoluta për Iranin. Na njoftuan që do të ketë vetëm njoftime. Ne ishim në organizim proteste, e do shkonim atje të hanim ballakume? Çfarë protestë do ishte pa fjalime? Qytetarët thonë: jeni në protestë dhe ndani ballakumet me qeverinë”, tha Korreshi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb