Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë arritjes së objektivave të tyre strategjikë në konfliktin me Iranin, duke lënë të kuptohet se mund të nisë një fazë e re me reduktim të pranisë ushtarake në rajon.

Në një postim të gjatë në platformën Truth Social, Trump theksoi se administrata amerikane po shqyrton zvogëlimin e “përpjekjeve masive ushtarake në Lindjen e Mesme kundër regjimit terrorist të Iranit”.

Ai renditi pesë objektiva kryesorë që, sipas tij, janë drejt përmbushjes:

-Degradimi i plotë i aftësive raketore të Iranit dhe sistemeve të tyre të shpërndarjes
-Shkatërrimi i industrisë mbrojtëse iraniane
-Eliminimi i forcave detare dhe ajrore, përfshirë sistemet kundërajrore
-Parandalimi absolut i zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani
-Mbrojtja e aleatëve të SHBA në rajon, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Kuvajtin

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb