Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste tëShqipërisë, Blendi Klosi ka prezantuar një sërë detyrash dhe objektivash për organizatat socialiste në të gjithë vendin, duke vënë theksin te riorganizimi i brendshëm dhe zgjerimi i partisë.

Klosi theksoi rëndësinë e ndjekjes dhe raportimit të procesit zgjedhor në çdo organizatë, si dhe rritjen e angazhimit me të rinjtë dhe shtimin e anëtarësimeve të reja.

Sipas tij, procesi i zgjedhjeve në strukturat e partisë do të zhvillohet në periudhën 21 mars – 30 qershor, i ndarë në disa faza të mirëpërcaktuara:
• Nga 21 marsi deri më 16 prill do të zhvillohet analiza e çdo organizate socialiste
• Nga 16 maji do të nisin zgjedhjet për kryetarët në nivel bashkie
• Deri më 30 qershor do të përfundojë konstituimi i të gjitha organeve lokale

Klosi nënvizoi se ky proces synon forcimin e strukturave dhe rritjen e efikasitetit të partisë në terren, duke e përgatitur atë për sfidat e ardhshme politike, ndërsa theksoi se objektiv është shtimi i anëtarësisë, 4 anëtarë të rinj minimalisht në ccdo organizatë, mes tyre dy gra dhe dy meshkuj, ndërsa fokusi ëhstë te të rinjtë dhe takimet që duhet të zhvillohen me to.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb