Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrje e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.
Në deklaratë theksohet se këshillohet kujdes i shtuar nga amerikanë në të gjithë botën dhe se duhet të ndiqen me kujdes udhëzimet e njoftuara nga ambasadat e SHAB në vendet përkatëse.
“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore”, thuhet në postim.
