Selia e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Irakut është shënjestruar nga një dron në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Bagdad, sipas autoriteteve irakiane.

Sulmi ndodhi në zonën Mansour rreth orës 10:15 sipas kohës lokale, bëri të ditur Saad Maan, kreu i Qelizës së Medias së Sigurisë.

Në një deklaratë të shkurtër, konfirmohet se objekti ishte shënjestruar nga një mjet ajror pa pilot, ndërsa detaje të tjera mbi incidentin pritet të publikohen në vijim.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb