Polonia pret Shqipërinë në Varshavë me 26 mars, në kuadër të Play Off të Botërorit.  Sulmuesi i polakëve, Lewandowski e konsideroi ndeshjen ndaj kuqezinjve si një nga ato që duhet fituar.

“Nuk po i qasem aspak ndeshjes ndaj Shqipërisë sikur të ishte loja ime e fundit me kombëtaren. Po e trajtoj si një gjysmëfinale ‘play-offi’ që duhet ta fitojmë”.

“Pastaj të luajmë në finale dhe të kualifikohemi për Kupën e Botës. Vetëm si ekip, së bashku, mund të luftojmë për këtë kualifikim”.

“Ky është qëllimi për gjithë Poloninë dhe do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë”, ka deklaruar Lewandowski.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb