Një zjarr ka rënë këtë të shtunë në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës. Në vendngjarje ndodhen 8 punonjës të Drejtorisë Bashkiake të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, si dhe një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era.
Sipas informacioneve paraprake nga Shërbimi zjarrfikës, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli, me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.
Ky është rasti i parë për këtë vit i një zjarri në masivet e larta pyjore të Kukësit.
Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimi Zjarrefikes i Bashkise Kukes vijojn punën në terren te veshtire malor për izolimin e plotë të vatrës.
