Bayern nuk fal dhe fiton 4-0 në shtëpi ndaj Union Berlin. Ekipi i Kompany realizoi dy gola në fund të pjesës së parë, me anë të Olise dhe Gnabry. Kane thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Gnabry kompletoi dopietën.

Me këtë sukses, bavarezët kryesojnë të pashqetësuar kampionatin me 70 pikë, 12 pikë më shumë se Dortmund ndjekës. Union Berlin është në vendin e 10-të me 31 pikë.

Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, me rezultatin 3-3 u mbyllën ndeshjet Koln-Gladbah dhe Heidenheim-Leverkusen.Takimi Wolfsburg-Werder Bremen përfundoi 1-0.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb