Flamurtari pësoi humbje 2-1 ndaj Bylisit,duke komplikuar në maksimum mbijetesën. Përtej rezultatit, ka shkaktuar bujë një penallti, e cila konsiderohet si e shkaktuar me dashje nga Trashi.
Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, Presidenti i klubit vlonjat Sinan Idrizi ka përjashtuar përgjithmonë nga skuadra lojtarin Trashi.
Vendimi ka ardhur pas akuzave të tifozëve. Ndërkaq, mungon ende njoftimi zyrtar nga klubi i Flamurtarit.
