Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta e ka cilësuar këtë ditë si simbol të fitores së pranverës mbi dimrin dhe të shpresës mbi dëshpërimin. Ai ka uruar shëndet, mbarësi dhe begati për çdo familje shqiptare, duke e përshkruar festën si një burim drite, optimizmi dhe besimi për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.
Mesazhi i Metës përfundon me thirrjen “Pranvera dhe Demokracia triumfojnë përherë”, duke lidhur mes urimit për festën dhe vlerat demokratike që sipas tij janë të përhershme për Shqipërinë.
