Punonjësit e Policisë së Shkodrës kanë shpëtuar një 59-vjeçare që tentoi të mbytej në ujërat e lumit Buna
Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftimi për ngjarjen dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Efektivët e Policisë kanë hyrë në ujë dhe kanë arritur të nxjerrin nga lumi shtetasen V. T., 59 vjeçe, në gjendje të rëndë, por me shenja jete.
Pas nxjerrjes nga uji, policët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa ajo është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
