Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën e sotme para Kryeministrisë.

Në videomesazhin e tij, Noka theksoi se “nuk ka fuqi më të madhe se ajo e një populli të bashkuar” ku u bëri thirrje qytetarëve të sfidojnë regjimin sot në ora 18:00.

Reagimi:

Sot të sfidojmë regjimin! Nuk ka fuqi më të madhe mbi tokë se ajo e një populli të bashkuar në kauzë. Nuk ka tiran që s’ka rënë nga pushteti.
E pamundshmja ekziston veçse në mendjet e disave, që synim kanë të demonizojnë protestën dhe të dekurajojnë qytetarët që të mos marrin pjesë, shpeshherë duke i trembur me skenaret e tyre propagandistike.

Sfidojeni regjimin me protestën tuaj! Për vendin tonë të gjithë do të jemi në këmbë, sot në orën 18:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb