Barcelona fitoi 1-0 ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e La Liga. Sfida u vendos nga një gol i Araujo, i realizuar në pjesën e parë. Katalanasit shtuan presionin në pjesën e dytë dhe u vendosën në kërkim të golit të sigurisë, por nuk u treguan konkret para porte.
Edhe Rayo pati shanset e veta, me Alvaro Garcian që “kërcënoi” portën vendase, por priti portieri.
Ekipi i Flick kryeson kampionatin me 73 pikë, 7 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Ndeshja e radhës për Barçën është ndaj Atletico Madrid në transfertë.
