Ka nisur me thirrje antiqeveritare protesta e opozitës para Kryeministrisë, e gjashta radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike.

Një prej organizatorëve të protestës, me megafon ka drejtuar thirrje, që i janë përgjigjur në kor protestuesit; “Rama ik! Rama në burg”. I thirrur nga Partia Demokratike, tubimi u stacionua përpara godinës së Kryeministrisë, një protestë ashtu si edhe herën e kaluar, ku nuk do të ketë fjalime.

Deputetët dhe mbështetësit e saj u grumbulluan fillimisht në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa detajet mbi vijimin dhe skenarin e protestës pritet të bëhen të qarta gjatë zhvillimit të saj.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shumta për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me ai i protestave të mëparshme.

Kryefjala e protestës së opozitës sot është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama si dhe arrestimi i Belinda ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK, por që u rrëzua me votat e socialistëve në Kuvend.

Gazetari Osman Stafa në një raportim live për News24 pohoi se pasi të protestohet për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit do të shpërndahen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Mendohet se ata do të shkojnë dhe në zonën e Ish-Bllokut, që është fortifikuar me gardhe metalike. Po ashtu dhe përgjatë bulevardit, ndërsa pritet që skenarët e opozitës të zbulohen në terren nga vetë demokratët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: