Pas pak nis protesta e radhës kombëtare e opozitës.
Për News24, deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh se sot protestohet për qeveri teknike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai ka kujtuar rastin “Balluku”, ku tha se kreu i qeverisë Rama ktheu në mburojë Kuvendin për zyrtarët e korruptuar, duke u dhënë atyre mesazh që janë të paprekshëm dhe mbi ligjin.
“Është për shkak të protestave dhe denoncimit të opozitës që sot nuk ka më shqiptar dhe ndërkombëtar që nuk e di që në Shqipëri është instaluar autokracia elektorale por mbrohen me ligj të dënuarit. Rasti Balluku ishte shpërfaqja para shqiptarëve që jo vetëm Balluku u kap në një aferë flagrante, por u kap edhe Rama. Për të mbrojtur atë dhe veten ai ktheu në bunker Kuvendin që t’i jepte një mesazh edhe anëtarëve të kabinetit të tij dhe zyrtarëve të korruptuar që janë mbi ligjin.
Kemi pra dy grupi, dhe një kaste që është mbi ligjin që kanë tashmë licencë për të vjedhur”, u shpreh ai.
