Protesta e opozitës ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, të cilët kanë marrë masa të shtuara sigurie në disa pika kyçe në Tiranë.

Në daljen anësore të Kuvendi i Shqipërisë janë vendosur barriera metalike, ndërsa pranë Vila 31, e cila më 20 shkurt u shënjestrua nga molotovët, janë dislokuar forca të shumta policie.

Sot, në ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha nuk ndodhen vetëm artistë, por edhe vizitorë që po marrin pjesë në aktivitete të planifikuara deri rreth orës 20:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: