Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë.
Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila drejtohej nga Belinda balluku, e cila është në qendër të skandalit për shkelje të barazisë me tenderat që shkon në qindra ml euro.
Kujtojmë se SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, por kërkesa e Prokurorisë së Posaçme u rrëzua në Kuvend me votat e socialistëve duke mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetit.
