Prej 1 ore e 18 minutash, protestuesit e opozitës vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24, pohoi se ka gjasa që të shkohet drejt Kuvendit.
Ndërkohë ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Kryefjala e protestës së opozitës sot është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, qeveria teknike si dhe arrestimi i Belinda ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK, por që u rrëzua me votat e socialistëve në Kuvend.
