Teksa për gati 2 orë e gjysmë, qendra e Tiranës, institucionet me rëndësi duke nisur nga Kryeministria dhe për të vijuar me disa rrugë, vijoi protesta e opozitës.
Ndonëse tubimi ishte paqësor, kishte dhe disa raste sporadike ku pati përplasje dhe konfrontime, duke u hedhur gaz lotsjellës apo dhe molotovë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se 5 policë kanë mbetur të plagosur në protestën e sotme. Teksa dy prej tyre u raportuan më herët që u transportuan te Trauma, raportohet dhe për 3 të tjerë të lënduar. Deri më tani nuk dihen se çfarë dëmtimesh kanë pësuar.
