Në një fjalim nga selia e PD, Berisha nënvizoi se qëndresa e PD do të vazhdojë.

Protesta e opozitës u shoqërua me tensione, hedhje të fishekzjarrëve e molotovëve, dhe nga ana tjetër policia që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, spray si edhe me ujë.

Ndërkohë kreu i PD në përfundim të kësaj proteste, nga selia e PD paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen duke nënvizuar se do “të përfundojë në Lanë”.

 

“Përdorin ligje dhe mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qendresa jonë dhe ndëshkimi ynë…Ata do të përfundojnë në lanë, në koshat e plehrave . E patë vetë si na kishin rrethuar, por a ka rrethim që na pengon ne? Kurrë. Edi Rama jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç nuk ta pret mendja.”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E tmerruat Edvin Kristaq Ramën.
Prandaj dhe ne le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.
Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre.
Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë.
Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë.
E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë.
Po ka rrethim që na pengon ne? kurrë mo kurrë!
Prandaj Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt.
Jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja.

Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësore për ta hedhur sa më shpejt në Lanë atë dhe regjimin e tij.
Ne jemi në një betejë dhe në këtë betejë ne nuk kemi të ndaluar.
Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen.

Shumë shpejt do e njoftojmë. Nuk ka paqe me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë.
Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë atyre qytetarë që u bënë zëri i Shqipërisë, zëri i kombit shqiptar me protestën e tyre.
Le të vazhdojmë ne këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë.
T’i shporrim këta kusarë që nuk kanë ligj, as moral.
Edhe njëherë, mirënjohje ndaj jush, të vazhdojmë betejën.
Fitorja është e jona.
Ishte një demonstratë e shkëlqyer.
Domethënë tejkaloi çdo lloj projekti. Tjetra do jetë edhe më madhështore. Më e shkëlqyer.
Nuk ka paqe më.
Për Edi Ramën ka vetëm atë që meriton dhe shumë shpejt.
Atëherë pra, mirënjohje ndaj jush dhe ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në këtë betejë epike.
Demokratët nuk mposhten kurrë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb