Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se protestat nuk do të jenë më të përqendruara vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, ai u shpreh se protestat do të jenë kudo ku ka pakënaqësie, ndërsa shtoi se PD është kundër protestave të dhunshme dhe pro kryengritjes paqësore.

“Do të ketë kudo protesta, aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta. Regjimi do të përballet në të katër anët me qendresë të fuqishme popullore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb