Polonia pret në Varshavë skuadrën e Shqipërisë, në kuadër të Play Off të Botërorit. Në prag të këtij takimi, sulmuesi i polakëve, Robert Lewandowski bëri vlerësimin e tij.
“Ndeshjet në stadiumin kombëtar janë gjithmonë të veçanta. Unë kam lindur në Varshavë dhe mund të them me plot gojën se tifozët këtu janë një plus i madh. Gjithmonë ka qenë kështu.
Na duhet një gol më shumë se rivali. Nuk dua që të bëj krahasime me ndeshjen e 2023-it. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne, por takimi i radhës do të luhet në fushën tonë. I respektojmë, kjo për ne është finalja e parë dhe s’ka vend për gabime.
Në momente kyçe penalltitë janë gjithmonë të vështira. Ka momente kur lojtarët edhe mund të hezitojnë. Polonia ka plot lojtarë, të cilët mund të ekzekutojnë penalltitë. Unë jam gati, por edhe unë kam momente që nuk jam i sigurt”- tha ai.
