Ka qenë klubi i Dukagjinit, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin. Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë, duke u futur në vallen me mbijetesës.
“Dukagjini njofton opinionin publik dhe tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj.Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale të tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. Ne i urojmë trajnerit, Ndue Përgjokaj, shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
