Gazetarja Klodiana Lala dhe deputeti i PD, Ivi Kaso u përfshinë gjatë emisionit “Studio 24”, në një debat për publikimin ose jo të dosjes së Belinda Ballukut, nga ana e PD.

Lala tha se kjo do të ndihmonte opinionin publik të ishte i qartë për të treguar se si mazhoranca socialiste ka vjedhur dhe ka zhvatur këtë vend për vite me radhë, se si skandalet po fshihen.

“Propaganda e patronazhistëve ka bërë që në opinionin publik çështja Balluku të zhbëhet duke thënë se nuk ka prova. Këtë s’duhet ta lejojë opozita. Unë preferoj mos të merrem sot me opozitën, por me qeverinë, dhe aferat për rrugën”, tha Lala.

Kurse deputeti demokrat Ivi Kaso, replikoi duke u shprehur se çështjen Balluku e ka paditur opozita.

“Si mund ta fshehim ktë dosje kur ne kemi qenë një nga denoncuesit kryesorë të kësaj dosje. Në momentin që do të shkojë në gjykatë kjo do të bëhet publike. Ne e kemi denoncuar këtë cështje dhe e kemi kryefjalë të betejës politike”, tha Lala.

Pjesë nga debati

Klodiana Lala: Kjo cështje duhet të ishte kryefjala e opozitës pasi bëhet fjalë për numrin 2 të qeverisë dhe propaganda e qeverisë e ka zhbërë këtë çështje.

Ivi Kaso: Çështjen Balluku bashkë me gazetarët investigativë e ka paditur opozita, janë bërë dhjetëra protesta, si mund të thuash që nuk është çështje e opozitës.

Klodiana Lala: Propaganda e patronazhistëve ka bërë që në opinionin publik çështja Balluku të zhbëhet duke thënë se nuk ka prova. Këtë s’duhet ta lejojë opozita. Unë preferoj mos të merrem sot me opozitën, por me qeverinë, dhe aferat për rrugën.

Publikimi i dosjes do të ndihmonte opinionin publik të ishte i qartë për të treguar se si mazhoranca socialiste ka vjedhur dhe ka zhvatur këtë vend për vite me radhë, se si skandalet po fshihen.

Ivi Kaso: Si mund ta fshehim ktë dosje kur ne kemi qenë një nga denoncuesit kryesorë të kësaj dosje. Në momentin që do të shkojë në gjykatë kjo do të bëhet publike. Ne e kemi denoncuar këtë cështje dhe e kemi kryefjalë të betejës politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb