Të paktën 66 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një aeroplan ushtarak me 125 persona u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Kolumbinë jugore, sipas një raporti të ri të dhënë për AFP-në nga një burim në forcat e armatosura të vendit latino-amerikan.

Rrëzimi i avionit C-130 Hercules ndodhi rreth orës 10:00, menjëherë pas ngritjes nga Puerto Leguizamo (jug), në departamentin e Putumayo, pranë kufirit me Ekuadorin, për një arsye ende të panjohur.

Sipas burimit ushtarak, 58 anëtarë të ushtrisë tokësore, gjashtë anëtarë të forcave ajrore dhe dy oficerë policie humbën jetën në aksident.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb