Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës zbardhi detaje nga seanca e sotme në GJKKO për presidentin e PL.
Pasi trupa e gjyqtarëve vendosi rrëzimin e kërkesës së Metës për të lënë qelinë kundrejt një garancie pasurore prej 50 mijë euro, Cakrani tha se ky vendim ishte i padrejtë.
Ai shtoi se dosja tanimë është kaluar për gjykim dhe mbajtja e Metës në burg është i padrejtë.
Gjithashtu, ai shtoi se gjatë seancës u kishte kërkuar gjyqtarëve ta lirojnë sot kreun e PL duke qenë se ka ditëlindjen dhe ky vendim të shërbente si një dhuratë për Metën, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024.
Kujtim Cakrani: I vendosëm në dispozicionin shumë e caktuar, deri në 50 mln lekë dhe gjykata nuk arriti të ngrihej në lartësinë. Eci mirë seanca, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do bëjmë kërkesën edhe kur çështja të kalojë në themel. Jemi në rrugën tonë për të zëvendësuar masën ndaj presidentit. Aty ishim për arsyet pse duhet të qëndrojë presidenti në bodrumet e 313.
Unë ia kërkova gjyqtarit, i thashë sot t’ia bëjmë dhuratë presidentit, nuk ka mundësi për prishje prove apo intimidim dhe ia kërkova që t’i bënim një dhuratë. Por lufta jonë nuk mbaron këtu.
Ai e ka humbur besimin në seancat dhe kërkon vetëm përballje në themel. Meta do lirohet sepse jemi në betejë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat tona.
