Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, në 27-vjetorin e bombardimit të Aleancës në Serbi, Berisha u shpreh se kjo do të ishte një përgjigje për ambiciet imperiale të Putin dhe lëvizjeve nga ana e Beogradit.

“Sot 27 vite më parë NATO ndërmori ofensivën arjore kundër regjimit të Millosheviçit, gjenocidin serb në Kosovë dhe bëri të mundur çlirimin e këtij shteti nga pushtuesit barbar. Sot, çdo shqiptar, përulet me mirënjohjen e pakufishme për NATO-n. Për komandantin, heroin e shqiptarëve, Bill Clinton që udhëhoqi me aq vendosmëri aleancën në atë betejë më të fuqishmen për lirinë, të drejtat njerëzore dhe çlirim kombëtar. Sot thirrja ime për NATO-n, SHBA, qeverinë, është; pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s. Kosova e lirë, është një nga rezultatet më madhore të historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s. Në rrafshin gjeo0strategji, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës, është mesazh i kufirit te thana për Putinin e Ballkanit. Është përgjigje e shkëlqyer që i jepet përpjekjeve të pandërprera destabilzuese të asaj çka përfaqëson Putini. Uroj që Aleanca në këtë përvjetor të konsiderojë në mënyrën më serioze, anëtarësimin e Kosovës në gjirin e saj. Kjo është një aleancë politike dhe ushtarake. Kosova sot është frymëzim për vendet e Rajonit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb