Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një dalje për mediat ka vijuar me denoncimet për Erlinda Lalëm, drejtoreshën e Tatimeve për Tiranën. Në një dalje për mediat, Vangjeli deklaroi se Lala thekson se një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike, e cila akuzohet për një projekt ndërtimi me vlerë 10 milionë euro në bregdetin shqiptar, konkretisht në Qerret.
Ajo tha se Lala, nga këshilltare e ministrit Petrit Malaj, u bë drejtoreshë e Tatimeve të Tiranës, përmes lëvizjeve të dyshimta financiare.
“Një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike të Edi Ramës. Rasti i drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie dhe lidhje me një projekt ndërtimi me vlerë 10 mln euro në bregdetin e errëtit. Nga këshilltare e ministrit Petrit Malaj në krye të Tatimeve Tiranë, karriera e saj përkon me lëvizje të dyshimta financiare dhe vendimmarrje që krijon pikëpyetje serioze. Transferimi i aksioneve të “2D Construction 2025” në moment të fundit përmes personave të afërt dhe me miratimin e bashkëshortit të saj, ngre dyshime për fshehje pronësie. Kjo kompani dyshohet se ka marrë leje në kundërshtim me planifikimin urban dhe ligjet në fuqi”, tha ajo.
Deklarata:
Një tjetër skandal i rëndë trondit administratën publike. Rasti i Drejtoreshës së Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, ekspozon një skemë të dyshuar për fshehje pasurie, konflikt interesi dhe lidhje me një projekt ndërtimi me vlerë 10 milion euro në bregdetin e Qerretit.
Nga këshilltare në Ministrinë e Financave, pranë ministrit Petrit Malaj, në krye të Tatimeve, karriera e saj përkon me lëvizje të dyshimta financiare dhe vendimmarrje që ngrenë pikëpyetje serioze. Transferimi i aksioneve të kompanisë ‘2D Construction 2025’ në moment të fundit, përmes personave të afërt dhe me miratim të bashkëshortit të saj, ngre dyshime për fshehje të pronësisë reale.
Në të njëjtën kohë, kjo kompani, pa kapital të lartë pasi pajiset me licencë ndërtimi, dyshohet se ka marrë leje në kundërshtim me planifikimin urban dhe ligjin në fuqi.
Edhe më alarmuese janë deklarimet e pasurisë.
Të ardhura të konsiderueshme, të padeklaruara qartë në burim, mungesë transparence për bizneset përkatëse dhe mospërputhje mes të dhënave financiare dhe realitetit ekonomik të kompanive të lidhura.
Ndërkohë, institucioni përgjegjës për kontrollin e pasurive vijon të heshtë dhe të mos marrë asnjë masë. Ky rast nuk është thjesht një shkelje individuale, por dëshmi e një sistemi të kapur, ku ligji zbatohet për qytetarët e zakonshëm dhe anashkalohet për zyrtarët e lidhur me pushtetin. Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë, hetim të menjëhershëm dhe të pavarur, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë.
